icon-arrow-down icon-arrow-up icon-calendar icon-lock-open icon-lock-closed icon-mail icon-search icon-settings icon-rooms icon-groups icon-arrow-right icon-arrow-left icon-close-thick icon-close-thin icon-user icon-menu icon-edit icon-print icon-view icon-delete icon-permissions icon_close icon_help icon_calendar_closed icon_calendar_open icon_calendar_cancelled icon_calendar_assigned icon_calendar_disabled icon_calendar_active icon_calendar_expired icon_beratung_profile icon_beratung_close icon_beratung_release icon_beratung_doc icon_beratung_clock

UDHËZIME BAZË PËR PËRDORIMIN E FAQES SONË TË INTERNETIT                                                                                                                                     

Nëse dëshiron të njohësh vetëm ofertën nga "jmd4you" dhe të vizitosh faqen tonë të internetit, atëherë nuk ke nevojë të regjistrohesh.
Regjistrimi është i nevojshëm atëherë kur ti dëshiron ta përdorësh ofertën tonë në mënyrë aktive dhe dëshiron të përfitosh nga këshillimi në bisedë ose këshillimi individual.
Për regjistrimin duhet të futësh një emër përdoruesi (një pseudonim të zgjedhur vetë) dhe një fjalëkalim.
Fjalëkalimi duhet të përbëhet nga një kombinim prej numrash dhe germash (të mëdha dhe të vogla). Kujdes: Nëse je i regjistruar edhe në faqe të tjera interneti, atëherë për "jmd4you" duhet të përdorësh për siguri të dhëna të tjera aksesi!
Përveç fjalëkalimit, për regjistrimin tënd neve na nevojitet edhe mosha dhe gjinia jote si dhe informacioni nëse ke nënshtetësinë e një vendi anëtar të BE-së. (Kjo kërkesë bazohet në specifikimet e kërkuara teknike)
Ti mund të zgjedhësh, nëse do të regjistrosh adresën tënde të emailit. Më pas sistemi mund të të informojë me një email, nëse ka një përgjigje nga këshilluesja ose këshilluesi yt në JMD. Përveç kësaj, sistemi mund të të informojë kur këshilluesja ose këshilluesi yt në JMD është i sëmurë. Një avantazh tjetër është që sistemi mund të dërgojë një fjalëkalim të ri, në rast se ti e ke harruar ndonjëherë fjalëkalimin tënd. Pa futur adresën tënde të emailit ne nuk mund të dërgojmë asnjë fjalëkalim të ri dhe ty do të të duhet të regjistrohesh sërish. (Në këtë mënyrë, pyetjet dhe përgjigjet e tua të deritanishme nuk do të jenë më të arritshme.)
Më së shumti pas përfundimit të këshillimit online ne dëshirojmë të të pyesim për përvojat e tua dhe kënaqësinë tënde me ofertën. Nëse ti nuk dëshiron të marrësh asnjë email nga ne, atëherë ti duhet të ndryshosh cilësimin në profil.
Të gjitha të dhënat e tjera të kërkuara jepen gjithashtu vullnetarisht.

Të gjitha të dhënat e futura në profilin tënd i nënshtrohen mbrojtjes së të dhënave. Ne nuk i transferojmë në asnjë mënyrë të dhënat e tua në duar të treta. Në rastin e këshillimit individual, data dhe ora e përgjigjeve ruhen në një skedar protokolli. Diskutimet e bisedave të temave dhe të grupeve ruhen në një Chatlog. Të dhënat e ruajtura analizohen vetëm për qëllime statistikore. Nuk kryhet transferim i të dhënave te një palë e tretë. Në çdo akses (Login) në "jmd4you.de" dhe për kohëzgjatjen e një procesi këshillimi, IP (protokolli i internetit) dhe data e lidhjes ruhen në një skedar protokolli. Kjo shërben vetëm për rastet e kërcënimit të dhunës ekstreme (shiko neni 138 i Kodit Penal) dhe në këto raste na detyron të zbulojmë më tej adresën IP tek autoritetet përkatëse.